Numri i golave, numri i asistimeve dhe koha e posedimit të topit janë gjithnjë e më shumë duke rënë tek Cristiano Ronaldo. Pra, nuk është më çudi pse Real Madridi është duke kërkuar superyllin e Chelseat, Eden Hazard.
Trajneri Zinedine Zidane është i “çmendur” pas yllit të liderit në Premierë Ligë dhe ka qenë duke vëzhguar progresin e tij që nga viti 2010, transmeton portali arbresh.info.
Tani besohet se është koha e duhur që Zidane të rifreskoj linjën në sulm, të përbërë nga Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Balem, duke transferuar Hazardin në ‘Santiago Bernabeu’.

Bazuar në statistikat, Ronaldo, i cili ka kontratë deri në vitin 2021 me ‘Los Blancos’, është duke pësuar rënie sezon pas sezoni.
32-vjeçari, i cili u transferua në Madrid nga Manchester United në vitin 2009, është duke kaluar në periudhën më të keqe te gjiganti spanjoll.
Nga ana tjetër, Hazardit pritet të jetë një sensacion në merkaton e ardhshme të transferimeve derisa thuhet se Chelsea është i përgatitur për t’i ofruar pagë javore prej 300.000 funta, vetëm 65 mijë më pak se Ronaldo./arbresh.info

18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...