Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.
Klubi katalunas ka konfirmuar në një komunikatë për media se anëtari i tre ka kryer kontrolle për virus dhe ai ka dalë të jetë i infektuar.
Cardoner thuhet se është në vetë-izolim dhe është në kushte të mira shëndetësore, derisa po merr tretmanin e nevojshëm.
Gjithashtu edhe zbuluesi i lojtarëve të Barcelonës që operon në Brazil Andre Cury, po ashtu ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.
Në Spanjë tani janë më shumë se 115 mijë raste me koronavirus, derisa mbi 11 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Deri më tani nëpër botë mbi një milion persona janë infektuar me pandeminë, ndërsa 60 mijë të tjerë kanë gjetur vdekjen.
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit