Alexis Sanchez kishte mbetur jashtëzakonisht i zemëruar gjatë një stërvitjeje gjatë turneut parasezonal, pas një përplasjeje me yllin në ngritje, Mason Greenwoodin.
Kjo zënkë kishte ndodhur para pak kohësh, mirëpo e përditshmja angleze, The Sun, raportoi për herë të parë për këtë rast sot, pasi që klubi anglez kishte tentuar ta mbante incidentin jashtë syrit të publikut, transmeton Gazeta Express.
Sanchezi, 30-vjeçar, u faullua në njërën ndër seancat e para stërvitore pas kthimit nga Kupa e Amerikës me një lëndim të muskujve të këmbës.
The Sun raportohet se dy futbollistët kishin shkëmbyer fjalë të ashpra me njëri-tjetrin, përderisa bashkëlojtarët e tyre i vazhduan stërvitjet si zakonisht, nën mbikëqyrjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Sanchezi ishte zemëruar pasi që besonte se ndërhyrja e Greenwoodit mund ta kishte lënë atë të lënduar sërish, pasi që kiliani është përballur me probleme të shumta me lëndime gjatë kohës së fundit.
Megjithatë, përkundër formës së dobët dhe lëndimeve të shumta, Solskjaer ka insistuar deri më tani se Sanchezi është pjesë e planeve të tij për sezonin e ri të Premierligës.
Në anën tjetër, 17-vjeçari Greenwood luajti për pak minuta në ndeshjen e parë të Manchester Unitedit në sezonin e ri të Premierligës, në fitoren me rezultat 4:0 kundër Chelseat.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...