Serena Williams është sportistja femër më e paguar e vitit sipas revistës “Forbes”.
Nga qershori i vitit 2016 deri në qershorin e vitit 2017, ajo ka fituar 27 milionë dollarë. Serena ka dominuar tenisin për femra në këto 15 vitet e fundit duke qenë gjithmonë në majat më të larta. Në vitin 2002, kur ishte vetëm 20 vjeç, ajo ishte numri 1 i botës, ndërkohë që në maj të këtij viti që është 35 vjeç ishte numri 1 më e madhe në moshë në historinë e tenisit.
Në karrierën e saj ajo ka 23 tituj Grand Slam dhe ka fituar 86% të ndeshjeve të zhvilluara. Ndërkohë, fitimet e saj nga çmimet e turneve dhe sponsorave në të gjithë karrierën shkojnë në 84 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çdo sportisteje tjetër femër.
Pas saj në renditjen e femrave më të paguara është nurmi 1 i botës aktuale, Angelique Kerber me 12 milionë dollarë. /TCH/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...