Stadiumi i ri i Atletico Madridit, Estadio Metropolitano është zgjedhur si vendi ku do të zhvillohet finalja e UEFA Ligës së Kampionëve 2019 më 1 qershor të atij viti.
I ndërtuar në zonën e ish stadiumit Olimpico de Madridit në kryeqytetin spanjoll, shtëpia e re e Atleticos u hap të shtunën në ndeshjen e tyre në ligë kundër Malagas, transmeton portali arbresh.info.
Estadio Santiago Bernabeu i Madridit më parë ka qenë vendi i finaleve të kupës evropiane të viteve 1957, 1969, 1980 dhe 2010.
Madridi do të bëhet qyteti i dytë që ka mbajtur pesë ose më shumë finale të kupës evropiane pas Londrës.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së të mërkurën në takimin në Nyon./arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...