Tashmë ka filluar të publikohet renditja përfundimtare për ‘Topin e Artë 2025’. Çmimi më prestigjioz individual do t’i dhurohet sonte lojtarit më të mirë në botë për këtë vit kalendarik.
Por para se të jepet çmimi i madh, France Football do t’i publikoj një nga një emrat e renditjes nga i 30-ti, shkruan Arbresh.info.
Pesë emrat e parë që u publikuan ishin Olise, Van Dijk, Wirtz dhe Haaland.
Vendi i 25-ti i takon yllit të Interit, Denzel Dumfires. Pozita e 24-të shkon për fituesin e Ligës së Kampionëve dhe top yllin e PSG-së, Fabian Ruiz.
Ndërkohë në vendin e 23-të këtë vit u rendit Jude Bellingham.
Alexis Mac Allister është renditur në pozitën e 22-të. Teksa vendi i 21 u rezervua për sulmuesin e Dortmundit, Serhou Guirassy.
Lautaro Martinez i Interit u rendit i 20-ti. Kurse në pozitën e 19-të, është Joao Neves i Parisit. Ai ka bërë një super sezon me PSG si dhe me kombëtaren portugeze.
Numri 18 i botës për këtë është Scott McTominay i Napolit.
Robert Leëandoëski i Barcelonës zë pozitën e 17-të këtë vitë në ranglistën e Topit të Artë.
Vinicius Junior i cili vitin e kaluar ishte i dyti në këtë renditje, për vitin 2025 radhitet vetëm në pozitën e 16-të.
Një vend më lartë se Vini, është top sulmuesi i Arsenalit, që shkëleqeu tek Sportingu edicionin e kaluar, Viktor Gyokeres.
Lojtari më i mirë i ri i Ligës së Kampionëve për edicionin që lamë pas, Desire Doue është futbollisti numër 14 në ranglistën e Topit të Artë.
Vendi i 13-të është rezervuar për ‘makinerinë’ e golave të Bayern Munchenit, Harry Kane. Teksa në vendin e 12 ndodhet një tjetër futbollist i PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia.
Pedri i Barcelonës është numri 11 në renditje.
11 – Pedri
12 – Khvicha Kvaratskhelia
13 – Harry Kane
14 – Desire Doue
15 – Viktor Gyokeres
16 – Vinicius Junior
17 – Robert Leëandoëski
18 – Scott McTominay
19 – Joao Neves
20 – Lautaro Martinez
21 – Serhou Guirassy
22- Alexis Mac Allister
23- Jude Bellingham
24- Fabian Ruiz
25- Denzel Dumfries
26- Erling Haaland
27- Declan Rice
28- Virgil Van Dijk
29- Florian Wirtz
30- Michael Olise
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...