Mario Mandzukic refuzoi që t’i bashkohej Manchester United këtë verë.
‘Calciomercato’ zbulon se ylli kroat ishte shënjestër kryesore e Jose Mourinhos gjatë merkatos së fundit të transferimeve, por lojtari refuzoi të largohej nga Juventusi pas një takimi me trajnerin Max Allegri, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho i kishte premtuar Mandzukicit rritje të pagës.
Kroati fiton 3.5 milionë euro në vit, por gjiganti në Premierë Ligë i kishte premtuar ish yllit të Bayern Munichut dhe Atleticos një pagë vjetore më shumë se 5 milionë euro.
Megjithatë, Allegri njoftoi 32-vjeçarin se do të jetë sërish pjesë kryesore e Juves këtë sezon dhe se arritja e Cristiano Ronaldos nuk do t’i reduktoj kohën atij në fushë.
Tani, Juventusi mund t’i ofroj Mandzukicit një kontratë të re./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër