Barcelona ka transferuar dy yje këtë merkato verore si pasojë e dështimit për të siguruar shërbimet e Marco Verrattit.
Gjiganti kataluans ka nënshkruar këtë verë me yjet si Malcom dhe Arturo Vidal, por arsyeja prapa të dy marrëveshjeve qëndron mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, Vidal dhe Malcom nuk ishin shënjestra origjinale të Barcelonës dhe klubi u detyrua t’i transferoj ata pasi humbi opsionet e tyre të preferuara.
‘Mundo Deportivo’ thotë se mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, është arsyeja ndaj transferimit të të dy lojtarëve si pasojë e dështimit të tyre për të nënshkruar me të sezonin e kaluar.
Gazeta e lartpërmendur spanjolle shton se ata vendosën për të krijuar një sistem të ri transferimi në vend se të fokusohen në vetëm një lojtar.
Barcelona zgjodhi të ketë tre emra në mendje për një pozitë./arbresh.info/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar