Barcelona do të zëvendësoj Neymarin me Paco Alcacerin në ndeshjen e së dielës ndaj Real Madridit.
Barcelona udhëton nesër (e diele) te Real Madridi për të zhvilluar ‘El Clasicon’ e dytë për këtë sezon, transmeton portali arbresh.info. Skuadra katalunase barazoi 1 me 1 në takimin e parë të zhvilluar gjatë muajit dhjetor, por tani do të ketë një detyrë më të vështirë sepse është në mungesë të superyllit Neymar.
Reprezentuesi i Brazilit është ndëshkuar me dy ndeshje qëndrim jashtë fushe pas kartonit të kuq që mori në disfatën e pësuar në La Liga ndaj Malagas. Por, Luis Enrique është i përgatitur për mungesën e 24-vjeçari dhe raportohet se do të vendos në formacion sulmuesin Paco Alcacar si zëvendësues të tij.
Gazeta spanjolle ‘Don Balaon’ pretendon se trajneri i Barcelonës është i gatshëm për të vendosur në linjën startuese ish anëtarin e Valencias pavarësisht mungesës së eksperiencës në krahun e majtë. 23-vjeçari ka bërë 23 paraqitje për kampionin në La Liga këtë sezon, por vetëm një herë ka qenë në krahun e majtë të linjës frontale.
Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se disa lojtarë nuk janë të bindur nga Alcacer dhe nuk mendojnë se ai duhet të jetë në krah të Lionel Messit dhe Luis Suarezit.
Megjithatë, Enrique është i vendosur për të përdorur reprezentuesin spanjoll pavarësisht dyshimeve të skuadrës.
Alcacer ka shënuar pesë herë dha ka bërë tri asistime këtë edicion për “Blaugranët”./arbresh.info
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...