Arsenali është tashmë duke kërkuar transferimin e një lojtari për të përmirësuar skuadrën e trajnerit të ri Unai Emery.
Mesfushori i Nices, Jean Michael Seri mund të jetë përforcimi i parë nga Unai Emery si trajner i Arsenalit pasi “Topçinjtë” janë duke kërkuar yllin nga Bregu i Fildishtë, transmeton portali arbresh.info.
Në më pak se 24 orë pasi ish trajneri i PSG-së, Unai Emery, u prezantua si zëvendësues i Arsene Wenger, Jean Michael Seri është duke u përfolur për transferim në Emirates, përforcim që mund të jetë i pari pas epokës së Wengerit.
‘The Sun’ raporton që Arsenali ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit të Nices dhe është duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë funta për Serin që shkëlqeu në kampionatin francez këtë sezon.
Granit Xhaka, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey tashmë kanë eksperiencë në Premierë Ligë në rolin si mesfushor qendror, por duket që zyrtarët e “Topçinjve” nuk ndihen të sigurt me lojtarët në dispozicion./arbresh.info/
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...