Orges Shehi do të jetë trajner deri në fund të sezonit. Nëse ai bind Refik Halilin, marrëveshja do të zgjatet edhe më tej.
Palët, me sa është kuptuar, nuk kanë ndonjë detyrim reciprok afatgjatë. Si fillim rroga do të jetë ajo standardja që jep zakonisht Halili për trajnerët, rreth 3.5 milionë lekë të vjetër. Sigurisht që kontrata ka edhe bonuset e saj me titullin dhe Europën. Shehi duhet të punojë fort që t’ia dalë për të firmosur edhe një kontratë të re për sezonin e ri.
Nga ana tjetër, dihet që palët nuk kanë lënë klauzola shkarkimi. Që pas Ardian Memës, Halili ka përdorur marrëveshje xhentëlmenësh dhe e shumta u ka garantuar trajnerëve të tyre vetëm tre muaj rrogë.
Edhe Dede që kishte kontratë 2-vjeçare u largua dhe pranoi vetëm gjendjen faktike, pra rrogat deri ditën e fundit të punës. Ndihmës i Shehit do të jetë Edlir Tetova. Së bashku me Alfred Osmanin ata bëhen tre durrsakë që drejtojnë Tiranën.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit