Ndershmëria e disa gjyqtarëve në Spanjë vazhdon të jetë e vendosur në mikroskop pas rikthimit befasues të Real Madridit në fitoren 3 me 2 ndaj Villarrealit në La Liga.
Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig ka zbuluar tek mediat spanjolle se e ka parë gjyqtarin Jesus Gil Manzano pas ndeshjes duke u larguar nga stadiumi me një qese të Real Madridit që ishte e mbushur plotë, transmeton portali arbresh.info.
“Gil Manzano dhe asistentët e tij u larguan nga stadiumi me qese të Real Madridit. Kjo nuk është e drejtë, kështu më duket mua”, tha ai.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka postuar gjithashtu foton që është më poshtë në uebfaqen e tyre.

Por çfarë ka brenda këtyre qeseve?
Sipas një zyrtari të komitetit të gjyqtarëve spanjollë, qeset kishin thjeshtë disa produkte promovuese që nuk kanë ndonjë vlerë komerciale. Po ashtu, është konfirmuar se qeset kishin thjeshtë mbajtëse të çelësave dhe stilolapsa./arbresh.info
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin