Fanella për ndeshjet si nikoqir të Milanit sezonin e ardhshëm është zbuluar dhe kjo shënon rikthimin e tyre në pamjen klasike.
Fanella e re përmban shiritat kuq e zi, ngjashëm me fanellën e ndeshjeve në shtëpi të sezonit 2011-12 si dhje atyre që ata i kanë veshur gjatë sezonit 98-99, transmeton portali arbresh.info.
Fanella është e rrumbullakët te pjesa qafore, ndryshe nga jakët e këtij sezoni.
Ndërkohë që shiritat janë në gjithë pjesën e fanellës, shorcet dhe çorapet janë me ngjyrë të bardhë.
Alessio Romagnoli, Krzysztof Piatek, Lucas Paqueta dhe Suso janë zgjedhur si model të fanellës, ashtu si i huazuari nga Chelsea – Tiemoue Bakayoko./arbresh.info/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...