Ndeshja gjysmëfinale në UEFA Ligë të Kampionëve është në prag të fillimit dhe dy gjigantët spanjoll takohen për herë të katër në këtë turne.
Kurdo që të dy skuadrat Madrid takohen, ato gjithmonë bartin ngjyrat e tyre tradicionale, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi bartë fanellën me ngjyrë plotësisht të bardhë, ndërsa Atletico atë të përbërë nga tri ngjyra, bardhë, kuqe dhe blu.
Lexo më shumë: Formacionet zyrtare, Real Madrid – Atletico Madrid
Por, për ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Ligë të Kampionëve në ‘Santiago Bernabeu’, Atletico do të bartë fanellën me ngjyrë plotësisht të zezë.
Gazeta spanjolle ‘Marca‘ raporton që ndryshimi i fanellës nuk vjen nga ndonjë paragjykim ose për shkak se Diego Simeone vishet gjithmonë me ngjyrë të zezë apo se “Rojiblancos” kanë kërkuar nga UEFA këtë ndryshim. E gjithë kjo do të ndodhë për shkak se Atletico ka një ngjyrë të bardhë në fanellën e zakonshme.
Kjo është një arsye e çuditshme pasi dy skuadrat nga Madridi kanë veshur fanellat e tyre standarde edhe në finalen e vitit të kaluar./arbresh.info
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...