David Alaba u transferua me parametra zero te Reali i Madridit, pasi i kishte përfunduar kontrata me Bayernin e Mynihut, megjithatë mbrojtësi austriak pritet t’u kushtojë spanjollëve plot 126.5 milionë euro.
Shifrat i zbulojnë mediat gjermane, sipas të cilave Florentino Perez ka paguar tashmë plot 29.2 milionë euro në formë bonusesh, nga të cilat 17.7 i ka marrë vetë futbollisti, 5.2 agjenti dhe ndërmjetësuesi Pini Zahavi dhe 6.3 babai i austriakut, George Alaba.
Ndërkohë vetë mbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 19.2 milionë eurosh bruto në sezon, ose diçka më tepër se 11 milionë euro neto, një shifër kjo më e ulët sesa merrte Sergio Ramos te Reali deri në fund të sezonit që lamë pas.
David Alaba do të duhet të bëjë liderin e prapavijës te Reali i Madridit, pasi nga ekipi janë larguar tashmë si Sergio Ramos, ashtu edhe Raphael Varane, të cilët kanë udhëhequr repartin në sezonet e fundit.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...