Drejtori ekzekutiv i Al-Hilal ka konfirmuar se Simone Inzaghi kishte vendosur, por ende nuk kishte nënshkruar kontratën e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve, duke e ditur tashmë se do të largohej nga Interi.
Trajneri kishte tentuar ta paraqiste largimin e tij si një vendim të marrë vetëm pas humbjes 5-0 ndaj Paris Saint-Germain, që bëri që Inter ta përfundonte sezonin pa asnjë trofe, për herë të parë gjatë katër viteve të tij në krye të ekipit.
Megjithatë, shefi i Al-Hilal, Esteve Calzada, tha për BBC Sport se kjo ishte një mënyrë diplomatike për të përshkruar një largim të planifikuar më herët.
“Mund të duket sikur ndodhi papritur, por në fakt është rezultat i një pune të gjatë”, tha Calzada.
“Ai po përgatitej për një ndeshje madhore dhe na kërkoi që të mos e bënim publike deri pas finales”.
“Vendimi ishte marrë, por kontrata nuk ishte nënshkruar ende, thjesht nga respekti i tij që kërkoi të pritej. Kjo është mëse e drejtë”.
Inzaghi kishte kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2026 dhe ishte në bisedime të avancuara për një rinovim.
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, u shpreh i befasuar nga largimi, duke pranuar se klubi u gjend në një situatë pjesërisht të papritur, për të gjetur një trajner të ri në kohë për Kupën e Botës për Klube./Telegrafi/
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...
Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses...
Pas tre muajve në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i...
Sahiti rigjen formën në Izrael, shënon tjetër gol me fanellë...
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman