Portieri spanjoll, David De Gea, kishte pranuar instruksionet e fundit pak para fillimit të ndeshjes.
Trajneri i portierëve të Manchester United, Emilio Alvarez, ishte parë duke biseduar me De Gean, pasi kishin marrë informacionin se sulmuesi francez, Alexander Lacazette do të startojë nga minuta e parë, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.
United ishte përgatitur për t’u përballur me Oliver Giroud ose Danny Welbeck, pasi Wenger kishte deklaruar se Lacazette do të mungojë.

Por, përfshirja e Lacazettes në derbi e befasoi Unitedit dhe Mourinho këtë e pranoi.
De Gea kishte në këto fotografi shihet teksa pranon instruksione rreth stilit të lojës së Lacazettes para fillimit të ndeshjes.
Emilio Alvarez, është trajner i portierëve të djajve të kuq dhe ishte transferuar në Old Trafford verën e kaluar me kërkesë të De Geas.

Ai dhe De Gea, janë parë duke biseduar dhe besohet se ishin duke analizuar mënyrat për ta ndaluar Lacazetten.
Lacazette këtë verë u transferua në Arsenal për shumën e 50 milionë eurove, dhe njihet për stilin e tij unik, të vrapimeve, finalizimit të rasteve dhe goditjeve nga pika e bardhë.
Por, prapë ai ja doli ta tund rrjetën e De Geas, duke shënuar gol në minutën e 47. /arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE