Atletico Madrid e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez nga Manchester City.
Pas largimit të Alvaro Moratas, një tjetër sulmues pritet të largohet nga Wanda Metropolitano dhe ai është Memphis Depay.
Los Colchoneros e kanë bërë prioritet transferimin e sulmuesit argjentinas dhe ata tanimë kanë bërë një ofertë në drejtim të Manchester Cityt.
Sipas ‘MundoDeportivo’, vet lojtari ka shprehur interesim për të ndryshuar ambient dhe për tu transferuar në La Liga.
Kryeqytetasit spanjoll kanë bërë një ofertë për huazimin e lojtarit me detyrim blerje pas një viti për një shumë prej 70 milionë euro.
Te City janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit, por vetëm nëse vije një ofertë më e lartë financiare.
Ndryshe interesim ka shprehur për transferimin e sulmuesit edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain. /Telegrafi/
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...