Kampioni i Kosovës, Ballkani tani i di saktë datat se ku do t’i luajë gjashtë ndeshjet në grupet e Ligës së Konferencës.
Dje (e premte) u hodh shorti për grupet e Ligës së Konferencës, në një ceremoni të mbajtur në Monaco.
Ballkani u tërhoq në Grupin C së bashku me klube të njohura si Dinamo Zagrebi, Viktoria Plzen dhe Astana.Por, kur do t’i luajë ndeshjet Ballkani dhe në cilat data është nikoqir?
Telegrafi ka mësuar se ndeshjen e parë Ballkani do të udhëtoj te Viktoria Plzen, në ndeshjen e dytë do ta pres Dinamo Zagrebin dhe në ndeshjen e tretë përsëri është nikoqir i Astanas.
Në ndeshjen e katërt, Ballkani udhëton te Astana, në të pestën e pret Viktoria Plzenin dhe në ndeshjen e fundit udhëton te Dinamo Zagrebi.
Datat e ndeshjeve
Ndeshja 1: Viktoria Plzen – Ballkani (21 shtator 2023)
Ndeshja 2: Ballkani – Dinamo Zagreb (5 tetor 2023)
Ndeshja 3: Ballkani – Astana (26 tetor 2023)
Ndeshja 4: Astana – Ballkani (9 nëntor 2023)
Ndeshja 5: Ballkani – Viktoria Plzen (30 nëntor 2023)
Ndeshja 6: Dinamo Zagreb – Ballkani (14 dhjetor 2023)
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...