Një muaj e gjysmë më parë, João Félix pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Atlético Madridit, klub që zotëron kartonin e portugezit.
Në atë duel, sulmuesi portugez shënoi golin e shtatë të sezonit në fitoren 1-0 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj performance marrëdhënia e Félix me Barçën filloi të përkeqësohej.
Sipas të famshmes spanjolle AS, portugezi e nisi titullar ndeshjen në vijim ku ekipi pësoi një humbje e rëndë në shtëpi me Gironan me rezultat 4-2.
Më pas shënoi kundër Valencias në barazim 1-1 dhe ishte në formacion kundër Almerías, duke u zëvendësuar në pjesën e parë të asaj ndeshje, pas një loje të dobët.
Në ndeshjen tjetër, ai ishte zëvendësues me Las Palmasin në La Liga, si dhe në dy duelet e Superkupës spanjolle, me Osasunan dhe Realin e Madridit.
Pra u kthye nga Arabia Saudite me statusin e qartë të zëvendësuesit, duke bërë që e përditshmja spanjolle AS të pretendonte se Félix është bërë “një patate e nxehtë” në skuadrën e Barcelonës./Arbresh.info/
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...