Zanetti për Kupën e Botës për Klube: Ne gjithmonë synojmë të arrijmë në finale
Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për Kupën e Botës për Klube, duke theksuar tranzicionin si trajner nga Simone Inzaghi te Cristian Chivu dhe ambiciet e klubit.
Kupa e Botës për Klube do të fillojë pas mesnatës të së shtunës, ku klubet e mëdha kanë apetite për të fituar garën, pasi përveç trofeun në fund do t’i fitonin edhe rreth 150 milionë euro.
Një nga klubet që synon së paku finalen është edhe Interi, i cili këtë edicion u mposht pikërisht në finalen e Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain.
“Formati i ri, është një mundësi e shkëlqyer. Shpresoj të mund të performojmë mirë sepse kemi ndërruar trajnerët. Tani kemi Cristianin, të cilin e njoh mirë. Duam t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe kjo padyshim do të jetë një provë e madhe për të gjithë”, ka thënë fillimisht Zanetti.
“Qëllimi është të konkurrojmë, të kalojmë fazën e grupeve dhe, ndërsa përparojmë, si klub, gjithmonë synojmë të arrijmë në finale”, përfundoi legjenda e Interit.
Interi përballet me Monterreyn në ndeshjen e tyre debutuese pas pesë ditësh, duke shënuar ndeshjen e parë të Chivu si trajner kryesor pas transferimit nga Parma. /Telegrafi/
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...