Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar suksesin e skuadrës ‘Nerrazzure’ në Ligën e Kampionëve, duke analizuar rrugëtimin deri në përballjen gjysmëfinale kundër PSG-së.
“Në të vërtetë, mendova se do të ishte shumë e vështirë, sidomos duke parë mënyrën si po zhvillohej ndeshja,” tha Zanetti për “ESPN”.
“Interi dukej i lodhur. Por futbolli të jep këto emocione, dhe kjo skuadër beson gjithmonë deri në fund”.
“Jemi një ekip që të gjithë e respektojnë, sidomos për vazhdimësinë që kemi treguar ndër vite – edhe pas finales së humbur ndaj Manchester City-t, ku Interi kishte bërë një paraqitje shumë të mirë. Finalet janë të tilla”, ka theksuar ai.
Sipas tij, Interi bëri paraqitje mjaft të mirë këtë sezon të garave në ‘Champions’, sidomos në fazën e grupeve.
“Faza e grupeve shkoi mirë, humbëm vetëm një ndeshje në minutën e fundit kundër Bayer Leverkusen. Pastaj erdhën çerekfinalet me Bayernin, një skuadër me shumë traditë në Ligën e Kampionëve. Dhe më pas Barcelona, një ekip me identitet të fortë, shumë lojtarë të rinj dhe aftësinë për të krijuar nga asgjëja – shumë e vështirë për t’u përballur. Por kur Interi sulmon, e bën mirë. Shënuam shtatë gola kundër Barcelonës”, ka përfunduar Zanetti.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...