Shqipëria sonte luan ndeshjen e dytë në kualifikime për Kampionatin Botëror ndaj Andorrës.
Trajneri Sylvinho ani pse ka bërë shumë ndryshime nga ndeshja me Anglinë, ai ka vendosur që edhe sonte ta lë në tribinë për këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Para duelit në një intervistë ka folur zëdhënëdës trajneri i kombëtares, Pablo Zabaleta lidhur me këtë çështje.
“Jemi shumë të lumtur me të, është e mirë që ishte me ne, kemi parë video dhe ndeshje të tij. Silvinjos i pëlqejnë lojtarët me të majtën, e mendojmë se mund të luajë edhe në krah. Teknikisht i mirë, por i duhet dhënë kohë, kemi lojtarë me më shumë eksperiencë. Por gjithmonë kërkojmë të rinj që duan të luajnë me ne. Është e mirë, por është një lojtar interesant për të ardhmen e Shqipërisë. T’i japim besim dhe kohë për progres, të shohim në të ardhmen”, tha Zabaleta për “SuperSport” para sfidës.
Kujtojmë se lëvizja e Brrutit tek Shqipëria ngriti polemika të mëdha në të dyja vendet sikurse në Koosvë ashtu edhe në Shqipëri./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...