Shënjestra afatgjate e Manchester United, Saul Niguez ishte ylli që demonstroi vetën derisa Spanja arriti në finale të Kampionatit Evropian U21 me fitoren 3 me 1 ndaj Italisë.
Mesfushori 22-vjeçar i Atletico Madridit, i cili ka qenë duke u kërkuar që një kohë të gjatë për transferim në Old Trafford, ka shënuar një gol të mrekullueshme gjatë realizimit të hat-tricut ndaj Gianluigi Donnarummas, transmeton portali arbresh.info.
David De Gea shfaqi dashurinë e tij ndaj Saulit në rrjetin social Twitter dhe tifozët e Manchester United filluan menjëherë të kërkojnë nga Jose Mourinho për një ofertë për të riun që ka një klauzolë të lëshimit prej 71 milionë funta në kontratën e tij.
Megjithatë, pas fitores në gjysmëfinale, Saul iu ka thënë mediave spanjolle: “Nuk kam ndërmend të largohem”
“Jam aty ku dua të jem dhe gjërat do të vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtën mënyrë. Atletico ka vendosur besimin tek unë qysh nga koha kur unë isha i ri, dua të shpaguaj këtë besim”./arbresh.info
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci