Golden Eagle Ylli është rikthyer tek fitorja në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Pejën në “Karagaç”, me rezultat 71 – 83.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët duke shkuar në epërsi pas pjesës me rezultat 31 – 40, shkruan Arbresh.info.
Peja ishte më e mirë vetëm në çerekun e katërt, mirëpo e pamjaftueshme për t’u rikthyer.
Më i dalluari në fitoren e Yllit ishte Jan Palokaj me 20 pikë. Lojë të mirë bën edhe Tavares me 13 sosh dhe Green që shtoi 12 tjera.
Në tërësi ekipa suharekase ka qenë në nivel sonte.
Për vendasit më i dalluari ishte Dardan Berisha që luajti me 15 pikë.
Kjo ishte fitorja e tetë këtë sezon për Yllin krahas 10 humbjeve, ndërsa Peja pësoi disfatën e tetë krahas 10 triumfeve./Arbresh.info
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit t...
SPAK: 629 persona të hetuar gjatë vitit 2024
Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrest...
Seanca përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut
Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar u ndanë 142 çifte
Këta janë deputetët e Vetëvendosjes me më së shumti vota