Sonte luhet ndeshja e dytë e fazës gjysmëfinale në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës në basketboll, mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Kampioni në fuqi synon barazimin e serisë, kurse pejanët udhëtojnë për fitoren e dytë, për t’iu afruar më shumë finales.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, nga ora 20:30.
Kujtojmë se Peja ka mposhtur Golden Eagle Yllin në gjysmëfinalen e parë të Play-offit të superligës së Kosovës.
Pejanët ishin ata që siguruan fitoren në një ndeshje shumë të ngushtë me rezultat 85:82./Arbresh.info/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...