Golden Eagle Ylli ka arritur të shënoj fitoren e pestë radhazi në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në kuadër të xhiros së 27-të.
Suharekasit fituan me rezultat 86 – 63, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja filloi shumë mirë për Yllin ku shkuan në epërsi me 52 – 33 në pjesën e parë.
Epërsinë e mbajtën edhe në pjesën e dytë ku e përfunduan me +23.
Më i dalluari në këtë fitore të “Xhebrailave” ishte Jalen Nesbitt me 19 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime. Lojë të mirë bëri edhe Arian Çallakaj me 15 pikë.
Tek gjakovarët më i miri ishte Walker me 21 pikë.
Pas kësaj fitore Ylli është i pesti me 14 fitore e 13 humbje, kurse Vëllaznimi mbetet me 13 fitore e 14 disfata./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...