Edhe pse nuk kishte ndonjë rëndësi, Golden Eagle Ylli është treguar skuadër e fuqishme si mysafir i Boresë (143-72), në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Me të filluar ndeshja në palestrën “Karagaçi”, mysafirët u treguan bindës në çerekun e parë (10:38).
Edhe në fraksionin e dytë, skuadra nga Suhareka luajti më mirë dhe shkoi në pushim me epërsi të lartë, shkruan Telegrafi.
Akoma më bindës, vizitorët u treguan në çerekun e tretë (18:40), ndërsa pas triumfit në dhjetëminutëshin e katërt (17:32), e fituan ndeshjen me 71 pikë epërsi (143-72).
Golden Eagle Ylli që është në vend të dytë në tabelë, tashmë e ka siguruar gjysmëfinalen e ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.
Nga ana tjetër, Borea ka rënë nga elita e basketbollit dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...