Mesfushori Mateo Kovacic është duke kërkuar largimin nga Real Madridi. Ai tashmë ka biseduar me trajnerin dhe bashkëlojtarët e tij, të cilëve ua ka sqaruar qëllimet e tij.
Megjithatë, Real Madridi nuk do ta lejojë transferimin e tij drejt një klubi tjetër pasi që ata e konsiderojnë kroatin si lojtar shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
Sipas një artikulli në Marca, 24-vjeçari ka biseduar me trajnerin e ri të Los Blancos, Julen Lopeteguin, menjëherë pasi përfundoi Kupa e Botës dhe i tregoi se dëshiron të largohet për shkak se dëshiron të jetë startues në më shumë ndeshje.
Kovacici iu bashkua skuadrës së Real Madridit në vitin 2015 për 35 milionë euro. Tani, madrilenët kërkojnë më shumë se 80 milionë euro për mesfushorin kroat.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...