Mesfushori italian Marco Verratti i ka bërë thirrje Paris Saint-Germainit ta shesë bashkëlojtarin e tij, Neymar, nëse ai dëshiron vërtet të largohet nga klubi.
Gjatë gjithë këtij afati kalimtar veror është përfolur se Neymar po e kërkon largimin nga kampioni francez, me kthimin në Barcelonë si mundësinë më të mundshme, transmeton Gazeta Express.
Bashkëlojtari i tij, Verrati beson se nëse një lojtar dëshiron ta largohet nga klubi, atij duhet t’i mundësohet një gjë e tillë.
“Kur një lojtar dëshiron të shitet, klubi duhet ta lejojë të largohet, bazuar në një marrëveshje dypalëshe me kushtet e vendosura nga vetë klubi, natyrisht”, tha Verratti për RMC Sport.
“Nuk mund ta mbash një lojtar që dëshiron të largohet”, këmbënguli ai.
Neymar mbetet blerja rekorde e klubit dhe futbollisti më i paguar në skuadër, po ashtu. Në 58 ndeshje për parisienët, ai i ka shënuar 51 gola.
“Do ta urreja faktin nëse ai largohet. Unë kurrë nuk e kam dëgjuar duke thënë se dëshiron të largohet. Personalisht dua që Neymar të qëndrojë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...