Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, pritet të ketë një risi në listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Liverpool, e vlefshme për kthimin e çerekfinales në UEFA Champions League 2025/26.
Skuadra franceze e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe tani synon ta vulosë kualifikimin në “Anfield”.
Lajmi i mirë për parisienët është rikthimi i Bradley Barcola, i cili pas tri javësh mungesë për shkak të lëndimit, është rikthyer në stërvitje me ekipin.
Sulmuesi 23-vjeçar ka kaluar një ndrydhje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë, të pësuar në ndeshjen ndaj Chelsea në fazën e kaluar të garës. Ai tashmë nuk ndjen dhimbje, por trajneri spanjoll pritet ta nisë nga banka rezervë, duke e përdorur si opsion gjatë lojës nëse është e nevojshme.
Ndërkohë, dy mungesat e vetme për PSG-në mbeten Fabián Ruiz dhe Quentin Ndjantou, të cilët nuk janë në dispozicion për këtë sfidë.
Vlen të theksohet se PSG ka pasur më shumë kohë për përgatitje, pasi ndeshja e tyre në kampionat ndaj Lens është shtyrë, një vendim që ka shkaktuar debat në Francë. Në anën tjetër, Liverpooli zhvilloi ndeshje në fundjavë në Premier League, ku mposhti Fulham me rezultat 2-0.
Tashmë gjithçka mbetet të vendoset në përballjen e së martës, ku PSG synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...