Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, është zhvendosur në njërin prej burgjeve më të rrepta të Britanisë së Madhe, për shkak të druajtjeve rreth sigurisë së tij.
Përfaqësuesi francez, i cili përballet me shtatë akuza për përdhunim, u zhvendos në burgun e sigurisë së lartë në Mançester nga një burg i Liverpulit më 23 dhjetor.
Sipas mediave britanike, zhvendosja e tij në një burg të sigurisë më të lartë në Britani të Madhe u bë për shkak të frikës së jeta e tij mund të jetë në rrezik.
“Mendy është zhvendosur sepse rasti i tij është i profilit të lartë. Një rast i tillë shkakton probleme të sigurisë dhe menaxhimin në burg dhe u vendos që burgu i sigurisë më të lartë është më mirë i pajisur për t’u marrë me çështje të tilla të sigurisë”, ka thënë një burim i burgut për mediat britanike.
Mendy, 27-vjeçar, akuzohet se i ka përdhunuar katër gra. Ai po ashtu përballet me akuza për ngacmim seksual ndaj një gruaje tjetër.
Ai u përjashtua nga skuadra e Manchester City menjëherë pasi u ngritën akuzat ndaj tij./GE/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...