Sezoni i ri ka treguar ndryshime të mëdha në formacionin e Manchester United.
Jose Mourinho nuk po u “falë” më minutat e sezonit të kaluar lojtarëve të njëjtë.
Alexis Sanchez, Romelu Lukaku, Marcus Rashford e Andreas Pereira janë lojtarët që nuk po përdorën thuajse fare nga strategu portugez këtë sezon.
Pereira, braziliani 22 vjeçar, ka startuar në ndeshjen e së mërkurës, si rrallë herë këtë sezon.
Pas ndeshjes ai është shprehur i lumtur dhe ka thënë se dëshiron të ketë shumë më shumë minuta në dispozicion.
“Jam i uritur për më shumë. Po provoj ta bëj më të mirën “ ka thënë braziliani për “MUTV”.
“Ishte mirë për mua që të përfshihesha dhe të kisha disa minuta në dispozicion. Ishte e vështirë në fillim për shkak të ritmit të lojës, por unë provova më të mirën. Për fat të keq nuk ishte nata jonë” ka thënë tutje Pereira.
United nuk e ka filluar më së miri këtë sezon. Tifozët janë të pakënaqur me disa nga zgjedhjet e Mourinhos (Matic).
Mbetet të shihet nëse Pereira ka justifikuar besimin e trajnerit dhe nëse do të aktivizohet përsëri.
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten