Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po luan Mourinho

21:36 | 25 Dhjetor 2025
D.H

Jose Mourinho ka treguar edhe një herë aftësinë e tij për të bindur lojtarët e shquar të bashkohen me ekipet që drejton. Së fundmi, kjo aftësi duket se po konkretizohet tek Benfica.

Sipas mediave portugeze, Benfica ka arritur të sigurojë thuajse përforcimin e parë të madh për sezonin e ri: mesfushorin portugez Bernardo Silva.

Kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të këtij sezoni, duke e lënë të lirë për t’u transferuar në klubin portugez.

Megjithëse ka pasur interes të madh nga Premier League dhe liga të tjera elitare, përfshirë Barcelona dhe PSG, destinacioni i ri i Bernardo Silva do të jetë Benfica.

Silva ka qenë pjesë e Benfica-s edhe më parë, por nuk arriti të bënte një hap të madh drejt rikthimit.

Një nga arsyet kyçe që e shtyn portugezin drejt Benficas është prania e trajnerit Jose Mourinho, i cili duket se ka qenë vendimtar për të bindur Bernardo Silva-n të zgjedhë pikërisht klubin e Lisbonës.

Shpërndaje në rrjete sociale