Ylli është skuadra e parë finaliste në Final 8 të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur bindshëm Rahovecin me 21 pikë diferencë 87:66 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Me këtë fitore Ylli bëhet skuadra e parë finaliste e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll.
Valon Bunjaku ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë, pasi e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, ndërsa Erion Kastrati shtoi 19 të tjera.
Me lojë të mirë u dallua edhe Demetris Morant që shtoi 12 pikë dhe 14 kërcime.
Tek mysafirët më efikasi ishte Arian Qollaku me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Ylli në finale luan përballë fituesit të duelit Ponte Prizreni – Prishtina, takim ky që luhet me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...