Ylli i Chelseas, N’Golo Kante kërkon t’i bashkohet Real Madridit në verën e ardhshme.
I cilësuar si një ndër mesfushorët më të mirë në botë, francezi ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime në 156 paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Këtë sezon ka qenë i lënduar, gjë që ka shkaktuar të bëjë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat dhe të shënojë vetëm tre gola.

Sipas The Sun, 28-vjeçari preferon t’i bashkohet Real Madridit në verën e ardhshme. Disa raportime thonë se “Los Blancos” duhet të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Presidenti i Realit, Florentino Perez nuk dëshiron të paguajë këtë shifër pasi gjiganti spanjoll ka disa mesfushorë me kualitetet të lartë.
Tragjedi në Maldive, mbyten pesë turistë italianë
Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin ...
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...