Sergio Busquets thuhet se është i vendosur për të nënshkruar një marrëveshje të re me Barcelonën dhe njoftimi pritet të bëhet menjëherë nga klubi.
Mesfushori spanjoll ka kontratë me gjigantin në Camp Nou deri në vitin 2021, por klubi katalunas dëshiron t’i ofrojë një kontratë të përmirësuar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘ESPN’, burime të afërta me klubin pretendojnë se marrëveshja e re e Busquets mund të konfirmohet brenda javëve të ardhshme.
Pasi iu ofruan kontrata të re Ivan Rakiticit dhe Jordi Albas, 30-vjeçari është përmendur gjithashtu si njëri nga emrat e mëdhenj që pritet të rinovojë marrëveshjen.
Mësohet se klauzola e Busquets do të rritet në 500 milionë euro në mënyrë për t’iu shmangur interesimit nga klubet e tjera./arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...