Golden Eagle Ylli ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat 98 – 91, mirëpo ky rezultat ishte i pamjaftueshëm që ta dërgojë skuadrën suharekase në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Fitorja e Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 100 – 82 bëri që kjo fitore e skuadrës së Endrit Elshanit me këtë epërsi mos të vlejë, shkruan Arbresh.info.
Të dy skuadrat bën një lojë të fortë nga fillimi deri në fund me suharekasit që tentonin një fitore bindëse mirëpo gjakovarët nuk e lejuan këtë.
Quade Green luajti me 30 pikë për vendasit. Lojë të mirë bëri edhe Nesbitt me 19 sosh dhe Çallakaj shtoi 14 tjera.
Kurse për mysafirët më i dalluari ishte Arian Azemi me 22 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime.
Nuga po ashtu bëri lojë të mirë me 19 sosh.
Pas, Trepçës, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, Vëllaznimi bëhet skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari