Golden Eagle Ylli e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në Prishtinë, Ylli i Suharekës e mposhti Borën me rezultat 86:71.
Skuadra suharekase u shkëput që në çerekun e parë dhe më pas mbajti epërsinë.
Trevon Allen ishte më i miri tek Ylli me 20 pikë, katër kërcime e tri asistime. Antwan Scott i kishte 16 pikë, tetë asistime e gjashtë kërcime. U dallua edhe Gëzim Morina me 17 pikë e shtatë kërcime.
Te Bora më i dalluari ishte Jetmir Zeqiri me tetë pikë e pesë kërcime. Më efikasi ishte Tyler Cheese me 13 pikë.
Ylli tani ka bilanc prej katër fitore e nëntë humbje. Bora e pësoi humbjen e gjashtë, kurse i ka shtatë fitore.
28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale dhe me z...
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...