Golden Eagle Ylli ka arritur të shënoj fitore me rezultat të thellë 91 – 69 mbrëmë ndaj Proton Cable Prizrenin.
Ani pse ishin pa kapitenin e tyre Gëzim Morinën, Ylli arriti fitoren e nëntë këtë sezon krahas 12 humbjeve, shkruan Arbresh.info.
Morina u lëndua në ndeshjen e Kosovës me Zvicrën në kuadër të parakualifikimeve për Kampionat Botëror, teksa “Dardanët” e humbën sfidën 73 – 81.
Lidhur me mungesën e kapitenit të Yllit foli edhe Alex Pipan pas ndeshjes me Protonin.
“Gëzim Morina ka pësuar një lëndim jo të lehtë me Kosovën dhe do të mungojë së paku për 8 javë”, u shpreh ai.
Rikthimi do të varet në rrjedhën e sezonit të skuadrës së tij. Aktualisht Ylli është i gjashti dhe në këtë pozicion që është siguron çerekfinalet e Play-offit.
Kujtojmë që kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të mbylljes së stinorit të rregullt./Arbresh.info
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...