Nicolas Gaitan është i etur të largohet nga Atletico Madridi për të luajtur më shumë futboll, konfirmoi agjentin e tij dhe Interi është një nga opsionet më të mundshme.
Mesfushori anësor argjentinas, mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe është lojtar i Los Colchoneros që nga viti 2016. Ai ishte i kërkuar edhe nga Manchester United.
Ish ylli i Benficas ka dështuar të zë një vend titullari në skuadër dhe largimi i tij pritet të ndodh këtë vit, me Interin që është një destinacion i mundshëm edhe sipas agjentit të tij.
“Ideja është se ai do që të luajë rregullisht, kështu që ai mund të largohet nga Colchoneros”, ka thënë fillimisht agjenti Jose Ibarren për fcinternews.it.
“Ai nuk po merr mjaft minuta në fushë. Ka mundësi të ndryshme, por tani për tani ai mbetet një lojtar i Atletico Madrid”.
“Gaitan nuk dëshiron të humbasë Kupën e Botës, por mbi të gjitha ai vetëm dëshiron të luajë. Do të shohim se çfarë ndodh, por mendoj se do të ishte mirë për klubin dhe lojtarin që të largohet”.
“Interi është një klub i madh, sigurisht. Kush nuk do të dëshironte të mbrojë ngjyrat e Nerazzurrët dhe të jetojë në Milano? Por, unë përsëris, nuk mund të jap informata për këtë, sepse ne nuk kemi qenë të informuar nga Atletico Madrid për ndonjë ofertë”, përfundoi agjenti i Gaitan.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...