Para ‘El Clasicos’ së vikendit të kaluar, disa tifozë të futbollit pretendonin se Lionel Messi ishte në fazat e para të rënies.
Fituesi për të pestën herë i Topit të Artë nuk kishte shënuar në gjashtë paraqitjet e tij të mëparshme kundër Real Madridit dhe dështoi për të shënuar edhe në dy ndeshjet kundër Juventusit në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, sugjerimet pretendojnë se Messi, i cili padyshim është njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, është në “vjeshtë” të karrierës së tij, megjithëse tani ai duket sërish i jashtëzakonshëm pas asaj që i bëri skuadrës së Zinedine Zidanes në ‘Bernabeu’ mbrëmjen e së dielës.
Messi shënoi golin e tij të 499-të dhe 500-të për Barcelonën ndaj rivalit të tyre të përbetuar.
Ishte një super performancë nga Lionel Messi. Një mjeshtër që vërtetoi sërish në moshën 29-vjeçari që është njëri nga futbollistët më të mirë në botë.
Reprezentuesi argjentinas bëri shumicën e lojtarëve të Real Madridit të duken “budallenj” në një pikë gjatë ndeshjes. Madje, Casemiro mund të jetë ende në ankth nga ajo që bëri bartësi i fanellës me numër 10 i Barcelonës.
Por, mesfushori brazilian nuk është vetëm lojtari i parë që Messi i ndryshoi gjithçka gjatë karrierës së tij madhështore.
Një video ku superylli shkatërron lojtarët e mëdhenj është bërë viral në YouTube./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=_g-dyXWUov8
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...