Lojtarëve të Juventusit iu është thënë që Maurizio Sarri do të emërohet si trajner i tyre.
Trajneri i Chelseas drejton skuadrën e tij në finalen e Evropa Ligës të mërkurën, por ai thuhet se do të largohet nga klubi para fillimit të sezonit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Lajmi vjen pasi drejtori i Chelseas, Bruce Buck është parë në një takim me homologun e tij Andrea Agnelli në hotelin e skuadrës para ndeshjes.
Angelli është në Baku për punë me UEFA-në, por gazeta italiane Tuttosport thotë se dyshja gjithashtu janë takuar për të diskutuar të ardhmen e Sarrit. Ata shtojnë se Sarri dhe Agnelli janë takuar në një hotel me pesë yje me emrin Four Seasons, por momenti nuk është kapur në kamera.

Juventusi dëshiron të punësojë Sarrin pas largimit të Massimiliano Allegrit.
Trajneri i “Bluve” është në dijeni rreth ofertës dhe mësohet të jetë i joshur nga mundësia për të punuar në Torino./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër