Një episod i rëndë me përmbajtje raciste ka ndodhur gjatë ndeshjes miqësore mes Spanja dhe Egjipti, e zhvilluar në stadiumin RCDE Stadium.
Gjatë takimit, një grup i madh tifozësh në tribuna kënduan korin diskriminues “ai që nuk kërcen është mysliman”, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Pas këtij incidenti, ylli i ri i Barcelona dhe i përfaqësueses së Spanjës, Lamine Yamal, reagoi menjëherë përmes një postimi në Instagram.
Ai dënoi ashpër ngjarjen, duke theksuar se edhe vetë është besimtar mysliman dhe duke bërë thirrje për respekt dhe tolerancë në futboll dhe në shoqëri.
“Jam edhe unë mysliman”, ishte mesazhi i fuqishëm i talentit të ri, i cili u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u mbështet nga shumë figura të sportit.
REAGIMI I PLOTË I YAMALIT:
“Jam mysliman, Alhamdulillah. Dje në stadium u dëgjua një thirrje: ‘Kush nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte drejtuar ndaj ekipit kundërshtar dhe jo personalisht ndaj meje, por si mysliman, kjo mbetet sjellje e papranueshme dhe mungesë respekti.
E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë të tillë, por për ata që përdorin fraza të tilla, përdorimi i fesë për tallje në stadium ju bën njerëz injorantë dhe racistë.
Futbolli është krijuar për argëtim dhe përkrahje, jo për të ofenduar njerëzit për atë që janë apo çfarë besojnë. Dhe në fund, faleminderit tifozëve që na mbështetën, shihemi në Kupën e Botës”.
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...
Rama: Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët ...