Barcelona mbrëmë u mposht nga Interi në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-3, pas vazhdime në “Giuseppe Meazza”.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 7-6 në të mirë të Interit, kështu që italianët kaluan në finale të Ligës së Kampionëve, teksa Barça u eliminua, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, Lamine Yamal shkroi një letër për të gjithë fansat e Barcelonës ku theksoi se nuk do të ndalen deri sa të arrijnë gjëra të mëdha.
“Nuk do të ndalemi derisa ta vendosim këtë klub aty ku i takon: në majat e futbollit evropian. Do të mbaj premtimin tim dhe do ta sjell trofeun në Barcelonë, dhe ju premtoj se nuk do të ndalemi derisa të arrijmë një gjë të tillë.”
“Ne dhamë gjithçka nga vetja — këtë vit nuk arritëm ta fitojmë, por do të kthehemi në nivelin tonë më të mirë, mos kini dyshim për këtë”.
“E diela është një tjetër finale, të gjithë duhet të jemi bashkë. Visca el Barça, Culers”, ka shkruar Lamine Yamal.
17-vjeçari ka mbajtur mbi supe Barcelonën në të dyja ndeshjet ndaj Interit duke bërë super performanca por në fund fati nuk ishte në anën e tij, dhe i duhet të pres së paku edhe një vit për ë arritur një finale të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Lamine Yamal on IG after Barca’s Champions League elimination ❤️ pic.twitter.com/ORLbwJioYz
— ESPN FC (@ESPNFC) May 6, 2025
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë