Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për rëndësinë e madhe që ka kapiteni Granit Xhaka në ekipin kombëtar, duke e cilësuar atë si një “luftëtar të vërtetë”.
Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, Yakin nuk i kurseu lëvdatat për mesfushorin 33-vjeçar, i cili së fundi është rikthyer nga një lëndim.
Pavarësisht kësaj, Xhaka ka vendosur t’i bashkohet Zvicrës për ndeshjet miqësore kundër Gjermanisë më 27 mars dhe Norvegjisë më 31 mars.
“Jam në kontakt shumë të ngushtë me Granitin, edhe për dëmtimin e tij. Ai është një luftëtar. Në Kampionatin Evropian në Gjermani, ai luajti një ndeshje të tërë, pavarësisht një dëmtimi. Ne kemi nevojë për të dhe jam i lumtur që ai mund të kthehet në kohë”, ka deklaruar Yakin.
Ai shtoi se stafi teknik do të jetë i kujdesshëm me minutazhin e Xhakës gjatë këtyre ndeshjeve.
“Ende duhet të diskutojmë se sa gjatë do të luajë. Kemi mundësinë të zëvendësojmë të gjithë lojtarët. Kjo na lejon të menaxhojmë ngarkesën e punës në mënyrë efektive gjatë kësaj periudhe kritike”, është shprehur ai.
Xhaka mban rekordin për më së shumti paraqitje me përfaqësuesen zvicerane, me 143 ndeshje dhe 16 gola të shënuar.
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar
Kostelancik: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri-Kroaci, një sinjal...