Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar sot një vizitë në veri. Atje, diplomati britanik është takuar me përfaqësues të Listës Serbe si dhe ata të Komunës së Mitrovicës së Veriut me të cilët ka folur edhe rreth Ligjit për të Huajt.
“Sot në Mitrovicën e Veriut pata një shkëmbim konstruktiv mendimesh me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe një takim të vlefshëm me Kryetarin e Bashkisë së Mitrovicës së Veriut. I përgëzova për rolin e tyre konstruktiv në marrëveshjen e fundit për Ligjin për të Huajt dhe i inkurajova në angazhimin e tyre për të ndihmuar qytetarët të përfitojnë nga të drejtat e tyre.
“Isha gjithashtu mirënjohës për mundësinë për të vizituar Kishën e Shën Dimitrit, ku biseduam me Atin Gjorgje dhe fituam një pasqyrë më të thellë të perspektivave të komunitetit local”, deklaroi Hargreaves me anë të një shkrimi në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...