Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e saj të parë në Festivalin Olimpik Veror Evropian për të Rinj (EYOF) “Shkupi 2025”.
Kjo medalje erdhi nga sporti i xhudos, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme nga xhudistja Enise Zijade, shkruan Arbresh.info.
Ajo garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë, duke hyrë në histori si xhudistja e parë kosovare që fiton medalje në EYOF.
Enise fillimisht fitoi tri duelet e para, kurse u ndal në gjysmëfinale nga xhudistja gjermane, Jolina Reinhold.
Ajo mposhti më pas italianen Anita Comba në finalen për vendin e tretë.
Kjo është medalja e dytë në histori të pjesëmarrjes së Kosovës në EYOF, por e para për sportin e xhudos.
Enise Zijade u udhëheq nga trajnerja, Majlinda Kelmendi, ish-fituese e medaljes së artë olimpike./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...