I shoqërueshëm, entuziast dhe kërkues – kështu e ka përshkruar futbollisti shqiptarë trajnerin e tij tek Liverpool, Jurgen Klopp, transmeton Indeksonline.
“Ai është një trajner shumë i mirë por për mua rëndësi ka karakteri i tij. Ai ka një karakter të mirë, mund të bësh shaka me të po sigurisht duhet të fokusohesh në fushë dhe të japësh gjithçka”, tha Shaqiri në intervistën e tij për revistën zyrtare të Liverpool.
“Ju mund të shihni marrëdhëniet që ka me lojtarët gjatë gjithë kohës, ai është i shoqërueshëm kur flet me ata dhe kjo ishte me rëndësi që unë të vija këtu dhe të punojë me të”, vazhdoji më tej Shaqiri.
Shaqiri po ashtu foli për debutimin e tij në një ndeshje zyrtare si lojtarë i ‘The Reds’.
“Debutimi në ndeshjen kundër West Ham ishte eksperienca ime e parë si lojtarë i Liverpool në një ndeshje zyrtare dhe ishte një ndjesi e mrekullueshme”
“Po ashtu ishte edhe një atmosferë e mrekullueshme dhe ta jetoj atë eksperiencë ishte e pabesueshme dhe një ëndërr e bërë realitet për mua”
“Unë jam duke shikuar të luaj më shumë minuta në këtë stadium të mrekullueshëm” përfundoj Xherdan Shaqiri./
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...