Zvicra nuk arriti të rikthehet nga disavantazhi 1 me 0 kundër Suedisë pasditen e së martës duke përfunduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Pas disa performancave mjaftë të mira në fazat grupore, Zvicra nuk arriti të shkruaj historinë për tu kualifikuar në çerekfinale dhe edicioni i tyre në turneun madhështor përfundoi dje, shkruan portali arbresh.info.
Xherdan Shaqiri, i cili ishte njëri nga lojtarët kryesor të kombëtares zvicerane gjatë katër ndeshjeve në Moskë, ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre.
“Një falënderim i madh për të gjithë tifozët në gjithë botën për mbështetjen e mrekullueshme gjatë Kampionatit Botëror”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij të fundit në rrjetin social Facebook ku shihen qindra tifozë duke e shikuar atë gjatë një ndeshje.
Anësori i Stoke Cityt pritet brenda ditëve të ardhshme të finalizoj transferimin te gjiganti në Premierë Ligë – Liverpooli./arbresh.info/
https://www.facebook.com/XS1991/photos/a.507421259334156.1073741825.101609233248696/1761754707234132/
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë